Dosja “Revanshi”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për disa nga të pandehurit
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të akuzuarit në një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”.
Bëhet fjalë për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë, Altin Morinën, ish-shef i stërvitjes në RENEA, Jozi Krajën dhe Durim Bamin.
Gjykimi i shkurtuar iu refuzua vetëm Marklen Hakës, për shkak të veprës së rëndë “vrasje e mbetur në tentativë”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të Durim Bamit. Për të, çështja u veçua dhe do të vijojë me gjykim të zakonshëm.
Ndërkohë, për të pandehurit që iu pranua gjykimi i shkurtuar, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, kërkoi kohë për të shpallur pretencën, ndërsa seanca e radhës u caktua më 20 maj.
Zbardhja e komunikimeve në SKY ECC ka zbuluar disa grupe kriminale të dyshuara si të përfshira në sigurim kushtesh për kryerjen e veprave penale, kultivim narkotikësh në bashkëpunim me struktura policore, atentate dhe episode të tjera kriminale.
Bëhet fjalë për 50 urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK, ndërsa proceset janë ndarë në disa fraksione.
Pak ditë më parë, për një prej fraksioneve, SPAK kërkoi në total 127.6 vite burg për disa emra të njohur të botës së krimit, si Emiljano Shullazi, Gjergji Çukali, Astrit Avdyli, Xhelal Rraja dhe Viktor Imeraj.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s