Kërkohen rreth 125 vite burg për 12 të pandehur, SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”

29 Prill 2026 | 15:08

SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend ku në total janë kërkuar rreth 125 vite burg për 12 të pandehur.

Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”, si dhe vepra të tjera penale të rënda. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar.

Në pretencën e shpallur, SPAK ka kërkuar:

Astrit Avdyli – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite

Emiljano Shullazi – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite

Naim Stafuka – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Blerim Abazi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Besian Xhixha – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Enver Diva – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Robert Laçi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Gjergj Cukali – 10.6 vite burg, zbret në 7 vite

Viktor Imeraj – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Satilno Basho – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Miri Bruli – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Xhelal Rraja – 9 vite burg, zbret në 6 vite

“Revanshi” është dosja e një hetimi të gjerë ndaj disa grupeve kriminale që vepronin në qytete të ndryshme të vendit. Sipas dosjes, këto grupe akuzohen për përfshirje në tentativa vrasjesh, atentate të porositura, trafik droge dhe armësh, si dhe krijim të strukturave të organizuara kriminale.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përplasje të brendshme mes grupeve, të cilat në disa raste kanë çuar në atentate dhe kundërveprime të dhunshme.

Në këtë dosje janë përmendur edhe emra të njohur për drejtësinë shqiptare, ndërsa procesi ndaj fraksioneve të ndryshme vijon në Gjykatën e Posaçme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026