SPAK mbyll hetimet për dosjen që godet kokat e krimit, 4.5 mln euro të sekuestruara

31 Janar 2025 | 12:48

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e shtatë grupeve kriminale që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. Pas kësaj procedure, SPAK pritet t’i drejtohet drejt Gjykatës për çeljen e gjykimit ndaj të akuzuarve.

Pjesë e këtyre grupeve, që vepronin në qytete të ndryshme si Lezhë, Durrës, Krujë, Tiranë, Vlorë dhe Burrel, janë edhe persona të njohur, si drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, dhe individë të lidhur me politikën, përfshirë ish-deputetin Arben Ndoka dhe vëllanë e deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca. Këto grupe janë akuzuar për aktivitete kriminale të ndryshme, përfshirë vrasje, trafik droge dhe korrupsion.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 20 persona, 14 prej të cilëve brenda territorit të Shqipërisë dhe 6 jashtë saj, përkatësisht në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë. SPAK bëri të ditur se operacioni ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili, në aleancë me grupin e drejtuar nga ish-deputeti i PS-së, Arben Noka, dhe me ndihmën e grupit të Avdylajt në Durrës, rekrutonin vrasës me pagesë, të cilët kryenin veprime kriminale kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe Burrelit.

Një tjetër element i rëndësishëm është edhe roli i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i cili akuzohet për organizimin e lojrave të fatit dhe mbështetje të biznesmenit të arrestuar, Pëllumb Gjoka, si dhe bashkëpunim me Klodjan Shahinin, shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, i cili drejtonte kultivimin e kanabisit.

Gjithashtu, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 4.5 milion euro, përfshirë para cash, ora të shtrenjta, makinat të blinduara dhe florinj. Autoritetet pohojnë se janë zbardhur 8 vrasje dhe tentativa për vrasje, duke përfshirë ngjarje të rëndësishme, si vrasja e Shkëlzen Kastratit dhe tentativa për vrasjen e Preng Gjinit, Durim Bamit, Enrik Metra dhe të tjerë.

Aktiviteti kriminal i grupeve të përfshira ka përfshirë gjithashtu kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve, pastrimin e parave dhe korrupsionin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026