Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë të megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc.
Nga bisedat e transkriptuara zbulohet se ish-deputeti Arben Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin.
Martinaj i thotë se për pagesat do i përgjigjet ai. Ndërsa Emiljano Shullazi nga qelia komunikon me Marklen Hakën, duke i kërkuar informacion për lokalizimin e Durim Bamit, duke i kërkuar që të bëjnë shumë kujdes me të.
Vrasja e vëllezërve Bami do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të ish deputetit të PS, Aleksandër Ndoka, e ndodhur më date 09.12.2017, por edhe për probleme të tjera që kishin personazhet e botës së krimit me njëri-tjetrin.
Rol në vrasjen e tyre do të kishte edhe Astrit Avdyli, i cili do të siguronte personat që do të kryenin vrasjen. Për këtë ai ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli si ekzekutorë.
Gentian Bejtia, i cili ndërroi jetë në një atentat në 15 mars 2015, si dhe Naim Stafuka kanë pasur si detyrë lokalizimit e vëllezërve Bami.
Pjesë nga dosja hetimore:
- Më datë 13.06.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur dhe se dëshiron t’i angazhojë tek Durim Bami, por nëse dëshiron Ervisi mund t’i përdorë edhe për punë (vrasje) të tjera. Ervis Martinaj i shkruan që të përgjigjem unë për pagesat e tyre. Arben Ndoka i shkruan, …Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super. Janë jashtë por vijnë, unë mendova që ti fusim te kta. Këto duan vetëm punë, marrin përsipër. Nëse ke merak të ul me to, nëse të duhen për tjetër kund. Gjithsesi po i fusim aty te D.
Ok. Duan një shumë të vogël paradhënje sa për shpia, qera dhe armë. Po u them për të dy, Për Durim dhe Valter Bamin.
Ok. Ervis Martinaj i shkruan, …Unë të përgjigjem.
- Më datë 30.06.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. …a spo del kurva kund? Ato duhen djeg. Po ca ore mund ta kapim, me blind vjen? Vjen për ditë, marr vesh. Po ku mund ta kapim, ca vendi? Me Range lëviz, me kë tjetër rrin në makinë, ky rrin shofer apo pasagjer? Hou dhe vet në timon! Po aty te Artisti a ndalon?
- Më datë 01.07.2020 Emiljano Shullazi komunikon me përdoruesin e pa identifikuar të cilit i shprehet që të bëj kujdes nga Duri (Durim Bami) dhe e pyet sa paguan për vrasjen e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera i shkruan …boj kujdes nga ai Duri. Sa jep për Durin? Shof mbarojm kët një herë. Po Duri është koka se Duri ika organizu. 1 duan ato që e bëjnë, (dyshohet se flitet për 1 milion euro) mu edhe ty si të doj ta bëj. O rob nuk janë kollaj me u kap, se kështu nuk i ruan dot. Ishalla dal thuaj Bolit se pastaj do të hajn k***n të gjithë, por s’po më hapet kjo m*t dere dhe për mu.
- Më datë 01.07.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin dhe vrasjen e shtetasit Durim Bami. …për atë pisin që del, me i nejt gati ta zejm dit të hëne, e kap brënda javës. Se i them njërit nga Vlora (dyshohet gë i referohet shtetasit Satilno Basho). Po takoje atë shokun një herë që ta bëjmë një plan t’na thot ku shkon dhe kur vjen në Tiranë. Po në Laprakë. Se sa ta shofin, se ta bëjnë (vrasin) rrugës kur vjen për andej. Po sa ta piketojnë se fola me kto çunat dhe ok janë. Veç me na thënë para është mirë thot.
75, Më datë 01.07.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Dyshohet se shtetasi Durim Bami ka shkuar tek Gjiri i Lalëzit me makinën të blinduar ose Range Rover.
- Më datë 01.07.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Emiljano Shullazi dhe ky i fundit i jep informacione në lidhje me automjetet që përdor shtetasi Durim Bami dhe lidhjet e tij.
Gjithashtu i tregon për vendet që frekuenton kur ai (Durim Bami) vjen në Tiranë dhe rrugën që përshkruan. Emiljano Shullazi i tregon shtetasit Arben Ndoka gë ka një person që i jep informacion në lidhje me lëvizjet e shtetasit Durim Bami por nuk i tregon emrin e personit. Këto informacione shtetasi Emiljano Shullazi i ka siguruar nga shtetasi Marklen Haka por në lidhje me këtë fakt nuk e bën me dije shtetasin Arben Ndoka.
Emiljano Shullazi i shkruan, … Dëgjo, kam njërin, që më thot të lajmëroj për Dur (Durim Bami), kur të jetë në Tiranë. Vjen me Renxh ktu ai dhe rri vet shofer. O me Kocin (Gentian Koci) 0 me një fetër pa lidhje. Tani do flas më shtruar me atë. Që të fillojmë nga e hëna me qen gati. Vetëm se lëviz ditën jo natën. Dhe kur vjen lëviz shumë nëpër Tiran, po vetëm se s’kemi ditë fikse. Ose mund ta kapim ke oxhaku. Ke artisti. Sa ta fusësh në sy, pastaj e zgjedh vet ku, o në Laprak o në Kamëz.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-mik i Durim Bamit| Kush është Gentjan Bejtja, objektiv i atentatit në Krujë
- Nga Doqja te vëllezërit Bami e klani Duka, zbardhen urdhër-arrestet e SPAK