Dosjet e Speciales, Ganimete Musliu: Po tentohet të barazohet viktima me kriminelin
Në një intervistë për Euronews Albania, Ganimete Musliu, deputete e PDK-së foli rreth Gjykatës Speciale duke e konsideruar këtë të fundit thjesht si lojë politike e po të kthehemi pas në vitin 2015 ajo nuk e dha votën e saj për ligjin e Gjykatës Speciale.
“Askush asnjëherë nuk është kundër drejtësisë dhe kundër zbardhjes së krimeve por Gjykata Speciale, atëherë e kam thënë dhe vazhdoj ta them edhe tani ka qenë një gjykatë e cila ka qenë e njëanshme politike”,- tha ajo teksa theksoi se kjo gjykatë tenton të barazojë viktimën me kriminelin.
Ajo mbron fuqishëm qëndrimin e saj duke sjellë në vëmendje se kjo Gjykatë po bashkpunon me zyrtarët e lartë të aparatit shtetëror serb.
Musliu ja vuri fajin nënshkrimit të ligjit për Specialen që në 2015 sepse sipas saj fakti që populli është në të tillë presion dhe po kalon këtë situatë është vetëm sepse diskurset që po realizohen në këtë periudhë duhet të ishin mbajtur 5 vite më parë.
“Si komb duhet të mësohemi t’i parandalojmë gjërat e jo vetëm të reagojmë dhe të ankohemi për padrejtësitë që po na ndodhin. Edhe tani duhet të dalim me qëndrim si komb në mbrojtjes të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Nëse ende mendohet se kjo Gjykatë nuk synon njollosjen e luftës tonë mendoj që është kulmi i injorancës politike e kombëtare në vend”,- u shpreh znj. Musliu.
Pyetur se çfarë mendimi ka për drejtuesit e Kosovës ndër vite dhe a kanë mundur ata ta mbrojnë sa duhet Luftën Çlirimtare të Kosovës, deputetja e PDK-së ka vendosur të jetë e rezervuar duke thënë se i intereson më së shumti të mbrojë qëndrimin e saj dhe të jetë një përfaqësuese e denjë e qytetarëve të vendit.
Sa i përket të zhdukurve të luftës znj. Musliu tha se ajo çështje duhet të ishte mbyllur direkt pas përfundimit të luftës ose të paktën pas shpalljes së pa lenë pa përmendur se kjo është një temë e mundimshme e tepër delikate.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet