Dosjet Epstein, ministri i Jashtëm francez “nuk përjashton” përfshirjen e më shumë diplomatëve

11 Shkurt 2026 | 12:37

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha në një intervistë të mërkurën, se nuk mund ta “përjashtonte” mundësinë që diplomatë të tjerë francezë të jenë të përfshirë në dosjet e Epstein.

Deklarata erdhi pas zbulimit se një tjetër ish-diplomat francez dyshohet se kishte kontakte të ngushta me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.

Akuzat në lidhje me ish-diplomatin francez të publikuara të martën në median franceze, e shtynë Barrot-in ta denonconte personin në Departamentin e Drejtësisë, për të nisur një hetim të brendshëm dhe procedura disiplinore – të cilat mund të ndikojnë në privilegjet që gëzojnë nëpunësit civilë gjatë gjithë jetës së tyre – siç raportoi diplomati më i lartë francez në X.

Barrot theksoi në intervistën e tij me radiostacionin francez RTL se publikimi i 3 milionë dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me Jeffrey Epstein zbulon “përpjekje për të ndikuar në jetën politike të vendeve evropiane, ndoshta edhe në politikën franceze, ose ndoshta edhe përpjekje për të bërë ndërhyrje të brendshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026