Drama në aeroportin e Brindisit, si pasagjerët bllokuan pistën pas devijimit të fluturimeve për Tiranë
Sipas raportimeve të Corriere della Sera, nata mes 6 dhe 7 janarit në aeroportin e Brindisit u kthye në një situatë kaotike, pas devijimit të dy fluturimeve për në Tiranë. Avionët, që vinin nga Bergamo dhe Bolonja, u ulën në Brindisi për shkak të kushteve të rënda atmosferike në aeroportin shqiptar.
Vendimi i devijimit shkaktoi revoltën e pasagjerëve, të cilët pushtuan pistën e uljes, duke u vendosur nën krahët e dy avionëve. Forcat e rendit ndërhynë për të rikthyer qetësinë dhe për të shmangur incidente më të rënda.
Tre persona me origjinë shqiptare u identifikuan si organizatorët kryesorë të revoltës, falë sjelljeve agresive dhe ndikimit që ushtronin tek pasagjerët e tjerë. Ata janë nën hetim nga Prokuroria e Brindisit për turbullim të shërbimit publik, dhunë dhe kërcënim ndaj funksionarëve, dëmtime të pasurisë publike dhe shkelje të rregullave të sigurisë aeroportuale.
Tre të dyshuarit u ndaluan gjatë kontrolleve kufitare në Terminalin e Costa Morena, ndërsa përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Situata e tensionuar kishte detyruar disa pasagjerë të zgjedhnin autobusët për në Romë, ndërsa të tjerët pritnin udhëtimin me traget si alternativë.
Policia kufitare dhe Guardia di Finanza përpoqën të qetësonin situatën, por disa pasagjerë tejkaluan kordonin e sigurisë, shtynë punonjësit dhe dëmtojnë një derë me alarm, duke pushtuar zonën “Apron” ku ndodheshin avionët. Intervenimi i forcave të rendit shmangu pasoja më të rënda në trafikun ajror dhe funksionimin e aeroportit.
Në fund, të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri pa ndonjë incident të rëndë.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës