Dramaturgu serb: Serbët nuk e kanë Kosovën, Shqipëria kufizohet me shqiptarët

14 Prill 2023 | 23:15

Shkrimtari dhe dramaturgu serb Nenad Prokiç tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se është koha që serbët ta pranojnë se nuk e kanë Kosovën.

Sipas tij, kjo është një çështje plotësisht gjeostrategjike, pasi Shqipëria është një vend që kufizohet me shqiptarë dhe nuk ka fare lidhje me politikën e përditshme.

“Kjo është gjeografia. Kemi në Greqi, Serbi dhe Mal të Zi, Shqipëria kufizohet me shqiptarët. Kjo është matematika; realiteti i ri politik. Edhe shteti i Hungarisë kufizohet me hungarezët. Në Serbi nuk është e njëjta gjë. Dhe pyetja është nëse trashëgimia kulturore e Enver Hoxhës apo e Titos pengon shqiptarët nga Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë të arrijnë në një marrëveshje, siç ishte dikur mes Republikën Federale dhe asaj Demokratike të Gjermanisë dhe është ende sot. Pastaj, është edhe çështja e industrializimit. Po pasuria minerale e Shqipërisë dhe Kosovës? Edhe kjo është shumë e rëndësishme. Është një muze i bukur etnografik në Durrës. Do ishte mirë ta vizitonin shpesh dhe të shihnin ç’kanë bërë të gjithë përgjatë historisë. Në Maqedoni thonë për vete “vendi për të cilin Shqipëria është perëndimi”. Meqë po flisnin për Maqedoninë. Pak më në perëndim, në Shkup thonë që po kalojnë kufirin, nuk është më territor sllav, por bota autoktone shqiptare. Kjo është gjeostrategjia, nuk ka lidhje fare me politikën e përditshme”, tha shkrimtari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026