“Dreamscape”, shtatë artistë udhëtojnë midis reales dhe nënndërgjegjes
Ekspozita “Dreamscape” sjell për artdashësit një udhëtim midis realitetit dhe nënndërgjegjes, përmes veprave të shtatë artistëve shqiptarë. Çdo vepër është një ndjesi më vete, që fton publikun të bëhet pjesë e ëndrrës.
Një udhëtim midis realitetit dhe nënndërgjegjes. Kështu mund të përshkruhet ekspozita “Dreamscape”, e cila u çel në autostradën Tiranë–Durrës në TCenter, duke sjellë për artdashësit veprat më të fundit të shtatë prej piktorëve dhe skulptorëve më të njohur shqiptarë: Ardian Isufi, Ardian Kapo, Artan Marku, Artan Peqini, Ergys Krisiko, Helidon Haliti dhe Sadik Spahija.
“Dreamscape” sjell një përvojë përtej vizuales, duke e ftuar publikun të bëhet pjesë e ëndrrës dhe reflektimit.
Piktori Ardian Isufi shprehet se veprat e tij në ekspozitë janë një moment ku publikut i janë dhënë ndjesi dhe mendime të tij. Ai e ka cilësuar ekspozitën një tejkalim i ëndrrës.
“E gjithë ekspozita është një tejkalim i ëndrrës- si të thuash një moment metafizik, ku publikut i jepet një gjendje ndërmjet ëndrrës, mendimit dhe një ndjesie të brendshme. Veprat e mia kanë një histori pothuajse biblike, të lidhura me kopshtin e Edenit në një kuptim postmodern, sepse janë të ngarkuara me elementin e survejimit- me këto kamera që të japin përshtypjen se historia, që nga periudha arkaike e deri sot, vazhdon të jetë e njëjta: ideja e pushtetit”, u shpreh ai.
Në këtë hapësirë alternative, artistët jo vetëm ekspozojnë veprat e tyre, por vendosin publikun në qendër të dialogut me artin bashkëkohor. Çdo krijim mbart energji, mesazh dhe një sfidë ndaj perceptimit klasik të realitetit.
Piktori, Artan Marku lidhur me skulpturën e tij u shpreh se e ka realizuar në një moment kur ai së bashku me bashkëshorten e tij kishin probleme shëndetësore. Ai thekson se ndjesitë dhe vizionin e tij e shpalosi në baltë, duke e cilësuar si punën që ai di ta bëjë më mirë.
“Pas kësaj skulpture, edhe unë, edhe gruaja ime patëm probleme shëndetësore. Ishte sikur të kisha komunikuar me diçka tjetër, me Zotin. Si të thuash, e parashikova brenda artit tim. Ishte një lloj profecie e hidhur që do të kisha dashur të mos përmbushej, por ja që ndodhi. Nuk mund ta quaj frymëzim në kuptimin romantik të fjalës. Ishte më tepër një vizion që më tronditi, që më kërkoi vazhdim, dhe unë u detyrova ta shpreh në baltë”, theksoi piktori.
“Dreamscape” mbetet më shumë se një ekspozitë arti. Është një eksperiencë emocionale që sfidon perceptimin, duke shkrirë kufirin midis ëndrrës dhe realitetit. Një hapësirë ku arti bëhet jo vetëm pamje, por ndjesi.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse