Drejtuesit serbë të ngjashëm me periudhën millosheviçiane, thotë Shehu
Ditën e sotme Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit të PD-së Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.
Shehu u shpreh për “SOT” në Euronews Albania se rezoluta është gati dhe e shtrirë në kohë, pra nuk bëhet fjalë për një material të shkurtër.
“Unë shpresoj që javën tjetër do të dorëzohet në parlamentin shqiptar për të realizuar një seancë mocion me debat me një rezolutë për të dënuar, kujtuar, kërkuar falje, që Serbia të shtyhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë. Ky është hapi tjetër që do bëjmë dhe unë mendoj që ky është një hap krejt normal,” – u shpreh deputeti.
Ndërsa theksoi se është gjëja e duhur që fajtorët të kërkojnë falje, Shehu solli në vëmendje Gjermaninë që ka kërkuar falje dhjetëra herë për krimet e nazizmit.
Ndryshe nga Serbia, deputeti theksoi se drejtuesit e Gjermanisë sot nuk kanë asgjë të përbashkët me administratën e Hitlerit dikur, ndërsa drejtuesit e qeverisë së Serbisë sot kanë shumë lidhje me periudhën millosheviçiane.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë