Dritan Dajti kërkon lirinë, i drejton një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit

20 Gusht 2024 | 12:17

Dritan Dajti ka depozituar këtë të martë përmes përfaqësuesit të tij ligjor, një kërkesë pranë Gjykatës së Elbasanit, ku kërkon lirimin e tij të menjëhershëm.

Dajti ka pretenduar se po mbahet në mënyrë të paligjshme, sepse ai ka kryer dënimin e dhënë me 25 vjet heqje lirie.

Kujtojmë që në datën 30 Korrik është shtyrë seanca e e mbajtur po në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan për në datën 13 Shtator.

Kjo është bërë për t’i dhënë kohë kërkuesit dhe avokatëve për shqyrtimin e provave të IEVP për llogaritjen e vuajtjes së dënimit nga Dajti.

Gjykatësja vendosi atë ditë vijimin e seancës pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEDVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte atë ditë i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet videokonferencës.

Dritan Dajti u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por një vendim i Gjykatës së Apelit në vitin 2019 e konvertoi dënimin me 25 vite burg.

Duke u bazuar në vendimin e Apelit, Dajti argumenton se në 4 korrik ai ka përfunduar kohën e vajtjes së dënimit.

Por më 11 qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë me gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi rrëzimin e vendimit të apelit duke lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm.

Në letrën e Dajtit nuk përmendet vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku  u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë.

Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij.

Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026