Dritan Goxhaj zbulon rolin e Thaçit dhe Veselit me UÇK
Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish‑luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj i ftuar në Euronews Albania në emisionin “Review” ka zbuluar rolin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës. Sipas tij Thaçi ishte drejtor i drejtorisë politike të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë të Kosovës.
Ai theksoi se ky ishte një pozicion politik dhe s’kishte pjesëmarrje fare në aspektet komanduese. Sa i përket Kadri Veselit, Goxhaj tha se ai ka qenë drejtor i zbulimit.
“Ushtria çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri e rregullt sipas konventës së Gjenevës. Pra sipas konventës së Gjenevës përcakton ushtria rregullt. Pse sepse përcakton mbante uniformë haptazi, mbante armë haptazi, nuk mbante maska, mbante shenja dalluese. Pra këtu dhe kishim edhe zinxhirin komandues.
Zinxhiri komandues, ishte i shtrirë si zinxhir komandues, por funksionimi ishte diçka tjetër. Pra, ne kishim ndarë në zona operative. Zonat operative ishin zona autonome. Pra, funksiononin në mënyrën taktike dhe operacionale, kishin autonomi të plotë për veprimtarinë e tyre ushtarake në zonën e tyre.
Shtabi i përgjithshëm nuk ndërhynte në veprimtarinë ushtarake taktike dhe operacionale të zonave, por bënte ndërveprimin midis zonave. Pra këtë bënte, nuk i thoshte zonës se çfarë do, por ndërkohë që duhej ndërveprim midis zonave e bënte shtabi i përgjithshëm këtë ndërveprim. Ose kur duhej një operacion më i madh, pra që të ndërvepronin dy ose tre zona siç ka patur rasti, atëherë këtë bënte shtabi i përgjithshëm.
Bënte ndërveprimin ndër këtyre tre zonave, katër zonave, pesë zonave, por asnjëherë nuk drejtonte zonat operative. Pra, komandantët e zonave operative kishin autonomi të plotë, vendimmarrje për çdo gjë. Këta zotëritë janë të katër anëtarë të shtabit të përgjithshëm.
Njëri është zëdhënës i shtabit të përgjithshëm. Pra nuk është komandant, është zëdhënës. Nuk ka lidhje fare. Pa se mbante uniformë se ishte në shtab përgjithshëm. Pra ishte në luftë. Hashim Thaçi ishte prej fillimit, prej themelimit të shtabit ka qenë drejtor i drejtorisë politike të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë të Kosovës.
Pra një pozicion politik dhe aspak policion komandues dhe s’kishte pjesëmarrje fare në aspektet komanduese. Kadri Veseli ka qenë prej themelimit të shtabit drejtor i zbulimit, se kemi pasur dy drejtori zbulimi shtab”, tha ai ndër të tjera.
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti