Dritan Shano: Përplasja Basha-Berisha ka krijuar konfuzion të ri në PD

21 Shtator 2021 | 16:38

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partisë Demokratike, Dritan Shano thotë se përplasja mes Bashës dhe Berishës ka krijuar konfuzion të ri brenda partisë dhe përgjegjës për këtë situatë bën z. Basha.

“Këtë derbi mes Bashës dhe Berishës, unë e shoh më shumë si përplasje personale. Nga kjo përplasja PD ka fituar një konfuzion të ri dhe është krijuar ideja e kampeve brenda partisë”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.

Por si mund të zgjidhet situata që është krijuar brenda Partisë Demokratike? Shano thotë se Basha duhet t’u drejtohet demokratëve për të kërkuar votëbesim të ri.

“Unë nuk shoh ndonjë zgjidhje në tavolinë nëse PD do të bëhet demokratike. Basha minimalisht duhet të votëbesohet përsëri. Unë mendoj se çdo tentativë për ta mbajtur PD në xhep, do prodhojë  vetëm efekte negative dhe për këtë arsye unë mendoj se ky është momenti të ndahet shapi nga sheqeri ”, tha ai.

Ai thekson se Partisë Demokratike i duhen energji të reja duke shtuar se as Berisha dhe as Basha nuk përfaqësojnë të ardhmen e partisë, por duhen emra të rinj.

“Unë nuk e shoh z. Berisha për të ardhmen e PD, por nuk shoh as z, Basha, por nëse këto procese fillohen, mendoj se z. Berisha nuk do bëjë të njëjtat gabime qe ka bërë me z. Basha”, shtoi Shano.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026