Droboniku fshati me mbi 50 mijë rrënjë qershie vuan mungesën e fuqisë punëtore

25 Qershor 2024 | 17:22

Droboniku, një fshat i Beratit që njihet për prodhimin masiv të frutit të qershisë vuan sot mungesën e fuqisë punëtore për vjeljen e saj. Në fshat llogariten afro 50 mijë rrënjë pemë qershie dhe thuajse çdo familje zotëron mbi 300 rrënje. Prodhimi i sivjetshëm është sasior, por fermerët ankohen për çmimin e lartë të pesticideve për trajtimin e pemëve të qershisë. Ata theksojnë se në fshat nuk jetojnë më të rinj që mund të jenë krah pune, dhe se ky fakt ka bërë që prodhimi të mbetët në pemë.

“Ka pasur shumë më pak vjet por ka çmim të mirë, filloj me tre mijë  tani është me njëmijë e dyqind. Bashke me vëllan kemi rreth 210 rrënjë tek ky bllok, vetëm ato plehrat ti ulin pak asnjë gjë tjetër nuk kërkojmë nga qeveria”, tha një fermer.

“Të tërë, çunat kanë ikur pleqtë kanë ngelur. Nuk ja vlen ja sivjet sikur na shkojë një cik, ca shkojë me 1000 lekë me 1500 marrim lemerinë të rrish këtu në xhade, kur nuk e bën shteti  që të mbështjelli në një vend, ne po marrim lemerinë e zezë 70 vjeçe unë sot të rrijë në xane dy orë të presim  kush të vij”, tha nje grua.

Fermerët tregojnë se pesticidet janë të skeduara dhe ka situatë sjellë dëmtimin e frutit, duke bërë që tregtarët e mëdhenj të mos e preferojnë prodhimin e fshatit që ndryshe quhet “Ballkoni I Beratit”.

Ndryshe nga një vit më parë, kur prodhimi ishte i pakët por çmimi dhe cilësia ishin të mira, këtë vit fermerët janë të kënaqur nga sasia e prodhuar por jo nga cilësia dhe çmimi pasi janë rritur shumë kostot e mirëmbajtjes dhe vjeljes së qershisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026