“Foshnja mbeti brenda, nëna harroi çelësin”-Zjarrfikësi në Berat tregon si u shpëtua
Shërbimi zjarrëfikës në Berat ditën e djeshme ka bërë të mundur shpëtimin e një foshnje që ishte bllokuar brenda në banesë, pasi nëna harroi çelësin brenda, në momentin që doli për të ngritur automatin.
Eno Kule, komandanti i Shërbimit Zjarrfikës, i cili ka qenë pjesë e operacionit ka treguar për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews detaje nga operacioni, për të cilin tha se zgjati 5-6 minuta.
“Zonja në nxitim e sipër doli jashtë shtëpisë për të ngritur automatin që kishin ikur dritat. Dera si pasojë e korendit ishte mbyllur. Njoftoi që kam fëmijën 6 muajsh në shtëpi. U nisëm për në vendngjarje, kemi hyrë në banesë me shkallët me dy elementë që kemi ne dhe me automjetin tip Volvo. Kemi arritur shpejt të arrijmë brenda shtëpisë dhe bëmë të mundur hapjen e derës dhe dorëzimin e fëmijës te nëna e vetë. Fëmija ishte shumë mirë, pasi operacioni zgjati rreth 5 minuta. 5-7 minuta ne e kemi përfunduar operacionin. Ndodhin këto gjëra pasi nga pakujdesia mbyllen dyert”, tha Kule.
Gazetari i Euronews Albania, Grisel Zenuni tha se e ëma nuk kishte mundësi të lajmëronte zjarrëfikësen, pasi kishte harruar telefonin në banesë, por sipas tij, ishin komshinjtë ata të cilët lajmëruan këtë shërbim, për të bërë më pas të mundur nxjerrjen e foshnjës.
“E ëma nuk kishte mundësi të lajmëronte sepse i kishte lënë të gjitha brenda banesës. Edhe kishte dalë direkt nga banesa. Kanë qenë banorët e lagjes që kanë lajmëruar zjarrfikësit. Në vendngjarje është bërë edhe ndërhyrja dhe hapja e derës së banesës dhe nëna ka shkuar brenda banesës së saj”, tha Zenuni.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor