Droga ‘Bonsai’ hyn në Shqipëri, eksperti: Është shumë e rrezikshme
Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Fatjon Softa thotë se kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura kryhet gjatë gjithë vitit, ndryshe nga se ndodh në natyrë, që realizohet vetëm në një periudhë të caktuar.
Softa shprehet se zonat më tipike nga vijnë trafikantët që merren me kultivimin e kanabisit janë nga Shkodra, Lezha dhe Kruja.
Sipas tij, ‘shtëpitë e barit’ krijohen shpesh në zona urbane. Softa tha se ka pasur raste kur janë përdorur edhe bunkerë për këtë qëllim.
Fatjon Softa theksoi se shpeshherë në këto aktivitete kriminale janë të përfshirë dhe punonjës të policisë.
Ai shtoi se nga ana tjetër strukturat e policisë e kanë të vështirë të zbulojnë ‘shtëpitë e barit’ për shkak se përdoret teknologji e sofistikuar.
Softa tha se ‘Bonsai’, – kanabis sintetik – ka hyrë së fundmi në Shqipëri dhe sipas tij kjo është lënde narkotike shumë e dëmshme.
“Këto janë drogë shumë të rrezikshme. Përveç varësisë, shkakton dhe vdekshmëri”, tha eksperti për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Softa u shpreh se përdorimi është jashtëzakonisht i dëmshëm pasi sulmon sistemin nervor të njeriut.
Ai shtoi se kjo drogë përhapet shumë lehtë duke përmendur postën, farmacitë apo blerjet në internet.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve