Drogë dhe pajisje për Bitcoin në një lokal në Durrës, arrestohet 32-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për përdorimin e lëndë narkotike dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcoin).
Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin e shtetasit Abdyl Kacaca janë sekuestruar 260 gramë lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, sasi kafeje të dyshuar të kontrabanduar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronike dhe një shkop bejsbolli.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti tregon mënyrën e prodhimit të një bitcoin dhe si funksionon rrjeti
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit