Dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi bazën ushtarake në veri-lindje të Francës
Dronë të paidentifikuar fluturuan mbi bazën ushtarake Mourmelon le Grand të Francës, duke nxitur rritjen e masave të sigurisë në kompleksin që strehon regjimentin e tankeve 501 dhe ku janë stërvitur ushtarë ukrainas.
Zyrtarë ushtarakë thanë për mediat franceze se mjete të vogla fluturuese u konstatuan mbi bazë dhe se nuk bëhej fjalë për dronë të pilotuar nga personeli ushtarak.
Baza rriti menjëherë masat e sigurisë pas fluturimeve, bëri të ditur gazeta “L’Union”, e cila raportoi e para incidentin.
Mourmelon le Grand ka pritur ushtarët ukrainas që iu nënshtruan stërvitjes në kuadër të misionit të koduar “Champagne”, përgjatë vitit 2024.
Ligji francez i ndalon ashpërsisht dronët civilë të fluturojnë mbi bazat ushtarake, apo impiante e komplekse të tjera të konsideruara jetike për sigurinë kombëtare. Për shkelësit e ligjit parashikohen ndëshkime me gjoba të rënda ose burg.
Incidenti rrit më tej shqetësimin e autoriteteve evropiane nga inkursionet e dronëve në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.
Mjete të shumta fluturuese të pilotuara nga individë të paidentifikuar janë konstatuar së fundmi në hapësirat ajrore të vendeve skandinave, të atyre baltike dhe në Poloni.
Krerët e NATO-s dyshojnë se prapa këtyre akteve fshihet Rusia, e cila përmes aksioneve hibride synon të testojë kapacitetet reaguese të vendeve evropiane.
Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
- 11:40 Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive