Dronët rusë godasin qytetet e mëdha në Ukrainë

1 Maj 2025 | 15:21

Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, raportuan autoritetet lokale, duke thënë se të paktën dy persona u vranë në Odesë.

Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në 11 rajone të Ukrainës gjatë bombardimeve në orët e vona të 30 prillit dhe në orët e hershme të 1 majit.

Sulmi “në shkallë të madhe” ndaj qytetit port të Odesës, buzë Detit të Zi, siç u përshkrua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës në një postim në Telegram, vrau dy persona dhe plagosi 15 të tjerë.

Guvernatori i Odesës Oleh Kiper, tha në Telegram se sulmi rus ndaj Odesës dëmtoi ndërtesa të larta, shtëpi, një dyqan dhe një shkollë.

“Në disa vende shpërthyen zjarre, të cilat shpëtimtarët tanë po i shuajnë”, shtoi ai.

Kiper kishte paralajmëruar më herët për rrezikun e sulmeve nga dronët, duke iu thënë banorëve të Odesës dhe të rajonit që të gjenin strehim.

“Shërbimet e emergjencës dhe ato komunale po punojnë në terren për të eliminuar pasojat e sulmeve, dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore për viktimat”, tha prefekti i Odesës, Hennadiy Trukhanov, në Telegram.

Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit të Ukrainës, reagoi pas sulmit të Rusisë ndaj Odesës, duke bërë thirrje për një “armëpushim të plotë”, në një postim në Telegram.

“Ne duhet të angazhohemi për këtë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe me Evropën”, shkroi ai, duke shtuar se “[presidenti rus, Vladimir] Putin gjithmonë do ta ketë dëshirën për vrarë”.

“Por, diplomacia, forca dhe trysnia ekonomike do ta bindin Rusinë t’i japë fund luftës”, tha Yermak.

Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin verilindor Sumi, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në disa vende, përfshirë Sumin, Kievin, Harkivin, Çernhivin, Donjeckun, Dnipropetrovskun dhe Zaporizhjën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026