Drugdhendësi 82-vjeçar në Elbasan: Punoj ende, ia kam parë hajrin  kësaj pune

13 Prill 2024 | 15:43

Prej 67 vitesh Josif Muça , gdhend drurin për t’a kthyer atë në çdo lloj forme. 82-vjeçari ka punishten e tij në Elbasan, ku vijon të punojë me të njëjtin pasion që kishte kur ishte 15 vjeç.

Në ambjentin e punishtes së vogel, Josifin e gjejmë duke punuar. Për artizanin e vjetër puna është jetë.

“Nga gjyshi e kam mësuar se ai ishte çoban, dhe bente lugë, kopacë ai i bente me sqepar në atë kohë. Dhe i mora nja dy vegla të vogla te gjyshi unë mësova avash avash derisa e përvetesova. I’a kam parë hajrin zanatit se nuk bëja ksoj unë, ajo qe nisma unë bëja dyer, dritare karrige, çdo gje që përmban dru”, thotë ai.

Për më shumë se 6 dekada, 82-vjeçari shkon çdo ditë në orën 7:00 të mëngjesit në vendin e punës.

“Sa kohë të duhet për të punuar një artikull të tillë? Po më duhet nja 3 orë po, ose më tepër. Bëj dërrasa për të gri, këtë për të mbajt rrylin e letres, këtë për të mbajt tenxheren kur e heq nga zjarri e vë ku të duash”, tha 82-vjeçari.

I moshuari thotë se punimet vlerësohen, madje ka edhe treg.

“Të gjithë i duan këto, por marrin sipas mundësisë. Çdo shtëpi i do këto. Në panair bëhet punë, sepse ka popull, sidomos në Tiranë, u bënë nja dy vjet me rradh atje kam ba punë, se vijnë nga të gjitha rrethet. Edhe për Ditë Vere në Elbasan”, tha gurëgdhëndësi.

Vijimësia e zanatit të drugdhendjes, mbetet një brengë për mjeshtrin, ku sipas tij të rinjtë janë pak ose aspak të interesuar, për të punuar në këtë zanat.

“Shumë keq është se do ikim na brezi im, e njerzit i duan prap këto dhe skan se ku ti gjejnë do turren të marrin kauçuqe”, përfundoi ai.

Qyteti i Elbasanit ka një traditë të veçantë përsa i përket mjeshtërive tradicionale si punimi i drurit, gurit, apo edhe qendisjes të cilat janë trashëguar ndër breza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026