Dua Lipa paditet në gjykatë, muzikanti kërkon dëmshpërblim 20 mln dollarë

2 Gusht 2023 | 14:14

Dua Lipa po përballet me një padi të re në Los Angeles nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli shqiptar dhe shtëpia e saj diskografike kanë shkelur të drejtën e autorit për këngën “Levitating”.

Kante pretendon se ylli shqiptar dhe shtëpia dikografike Warner Music Group nuk morën kurrë leje për të përfshirë regjistrimin e tij “talk box” në remikset e këngës së saj “Levitating”.

Sipas tij përdorimi i kësaj performance në tri remixe të këngës hit të Dua Lipës shkelte të drejtën e autorit.

Në padinë e ngritur ndaj Dua Lipës thuhet se muzikanti Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.

Kante krijoi “ElectroSpit Talk Box”, një pajisje e veshur rreth qafës dhe e lidhur me një telefon ose sintetizues që mund të bëjë që dridhjet vokale të përdoruesit të tingëllojnë si instrumente muzikore.

Kante tha se ata ranë dakord verbalisht për një marrëvshje që përcaktonte se regjistrimi i tij do të shfaqej vetëm në këngën origjinale dhe nuk mund të provohej ose ripërdorej.

Lipa është përballur edhe me dy padi të tjera për të drejtat e autorit për këngën “Levitating”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026