“Dua që produkti të ketë markën time”-fermeri nga Lushnja që shet fara bujqësore
Fermeri Franc Kaloshi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se shteti nuk i ndihmon në punën e tyre.
Ai theksoi se prodhon fara bujqësore, por megjithatë shteti nuk i jep një çertifikatë për këtë pasi sipas tij, duan që të shesin farat që importohen.
Mes tjerash nënvizoi se dëshira e tij është të krijojë një markë.
“Facebook e aplikoj shpesh por te ne duhet të jetë më e madhe prezenca e faktorit shtet, sepse në rast se ne do kishim mundësi që këto produkte që i reklamojmë në faqet e internetit duhet të ishin të ambalazhuara, të certifikuara, duhet të kishin një emër, një target një origjinë nga vijnë, që çdo klient që merr produktin të jetë në dijeni se nga vjen ky produkt. Fermeri të ketë identitetin e vet. Unë dua që produktet e mia që shes t’i kem të certifikuara. Unë prodhoj fara. Nuk më ka ndihmuar njeri. Shteti nuk më ka dhënë një çertifikatë për farat që prodhojë unë sepse duan që të shiten farat e importit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta