‘Dua të dhuroj kontejnerin’, gjesti human i 51-vjeçarit që tërmeti i shembi shtëpinë
Bilbilit, shtëpinë ja shembi tërmeti i 26 nëntorit. Jetoi në këtë kontejner bashkë me familjen e tij për të më shumë se tre vite.
“Dikush na e solli kur ishte tragjedia e tërmetit, na bëri nder sepse ishim në një çadër. Këtu kanë qëndruar vetëm fëmijët, haja bukë dhe shkoja tek çadra, ku të rrija”, shprehet Bilbil Zame.
Sot ka një shtëpi të ndërtuar nga fillimi. Shumë persona kanë kërkuar t’ia blejnë kontejnerin, por ai nuk pranon ta shesë as për 5 milionë lekë. Bilbili ka tre fëmijë dhe mbahet vetëm me 30 mijë lekë të ardhura në muaj, e megjithatë sipas tij kujtimet nuk blihen.
“Nuk e shes se këtu kam qëndruar gati 2 vjet e ca. Edhe 5 milionë të bëjë nuk e shes”, thotë ai.
Blbili dëshiron që t’ia dhurojë kujtdo që ka nevojë, ashtu siç ju gjendën pranë dhe atij.
“Dua ta dhuroj, ku të jetë e nevojshme. Kam pasur tre fëmijët aty, me vjen keq. Nëse ka dikush nevojë, dua ta dhuroj”, shprehet Bilbili.
Shumë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit jetuan në kontejnerë, duke i kthyer në banesa.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë