“Duam investime evropiane”, Basha: Morëm mbështetjen e drejtuesve të Partisë Konservatore britanike

19 Prill 2021 | 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Kreu i opozitës u shpreh se motoja e PD në fushat bazohet tek nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta, por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë”, u shpreh Basha.

Këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm” – u shpreh Daniel John Hannan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026