“Duhet stërvitje më shumë”- Arrestohet për përdhunimin e 5 të miturave trajneri grek

22 Mars 2023 | 12:25

Një trajner i arteve marciale në Greqi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar 5 vajza të mitura të cilat kanë qenë nxënëset e tij.

Mediat greke raportojnë se, 44-vjeçari, i cili është baba i një fëmije të mitur, drejtonte klubin sportive të Ilioupolit në Taekwondo dhe stërviste çdo ditë fëmijë të moshave të mitura.

Duke përfituar nga profesioni, ai u afrua me nxënëset e mitura të moshës 12-16 vjeç dhe pasi i vlerësoi fillimisht për aftësitë e tyre në sport, i bindi që të ndiqnin stërvitje individuale shtesë vetëm me të.

Më pas, si në palestër, para dhe pas stërvitjes, ashtu edhe në shtëpinë e tij në Iliopouli, ai kryente akte seksuale, të cilat cilësohen si brutale dhe të dhimbshme nga hetuesit.

Në këtë mënyrë, nga viti 2009 deri në vitin 2020, i pandehuri dyshohet se ka përdhunuar të paktën 5 vajza që tashmë kanë arritur moshën madhore. Por po shqyrtohet gjithashtu përfshirja e tij në raste të tjera, si para vitit 2009 ashtu edhe pas vitit 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026