Megaoperacion anti-drogë në Tiranë, goditet rrjeti i shpërndarjes së kokainës
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku janë arrestuar 20 persona.
Në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishin të përfshira dhe 3 gra. Në foton e mëposhtme gjeni dhe personat përgjegjës për shpërndarjen e drogërave në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Lajmi u bë me dije nga Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj përmes një konference për shtyp. Vocaj theksoi se gjatë operacionit të koduar “Harta”, u goditën dy grupe kriminale të shpërndarjes së kokainës, kanabisit dhe kokainës në zona të ndryshme në kryqytet. Sipas tij, 20 personat e ndaluar tregtonin lëndët narkotike në afërsi të klibeve të natës dhe shkollave.
“Tregtonin kanabis, heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme në kryeqytet, në lokalet e natës si dhe në afërsi të shkollave. Policia ka referuar në prokurori hetimet për dy grupe kriminale. Nën drejtimin e prokurorisë u organizua operacioni “Harta” në të cilin u arrestuan 20 persona”, tha Vocaj.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.
Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë