“Vajzën për nuse, ose ju vras”- Pamjet e rrëmbimit të 15-vjeçares në Greqi
Situata në fshatin grek të Drosero Xanthit vijon të mbetet e tensionuar pas vrasjes së një 46-vjeçari. Pas djegies së banesave të autorit të krimit dhe të vëllait të tij, familjarët e viktimës kanë djegur dhe automjetet e tyre luksoze.
Vrasja ka nxitur një zinxhir ngjarjesh në 48-orët e fundit, ku familja e dëmtuar kërcënon me hakmarrje dhe eliminimin e anëtarëve të familjes tjetër.
Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “martuar” mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë një “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës, ndërkohë që ky i fundit pas martesës ka marrë mbrapsht vajzën dhe nuk ka kthyer lekët.
Medita greke kanë publikuar pamjet kur autori 37-vjeçar i krimit ka rrëmbyer vajzën 15-vjeçe për ta martuar me djalin e tij.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, katër muaj para vrasjes , 37-vjeçari ka kërcënuar se do të vriste 46-vjeçarin fatkeq, duke i thënë: “Dua mbesën tënde për djalin tim ose do ju ekzekutoj. Unë do të marr armën dhe do t’ju pastroj.”
Familjarët e viktimës, sipas mediave vendase, kërcënojnë se do të hakmerren nëse nuk vendoset drejtësia për njeriun e tyre të dashur.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë