“Zemra do ju digjet”- Nuk vonon hakmarrja për vrasjen e gjyshit që “shiti” mbesën
Mediat greke shkruajnë se vrasja e 45-vjeçarit në fshatin Drosero Xanthi në Greqi, ka krijuar një valë pasigurie për shkak të hakmarrjes së mundshme nga ana e familjarëve të viktimës.
Dy ditë pas vrasjes së 45-vjeçarit, është djegur banesa e një prej të afërmve të autorit 37-vjeçar.
Vrasja e gjyshit 45-vjeçar tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të një fenomeni shqetësues në zonë mbi martesat e të miturve në komunitetin rom.
Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “martuar” mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë një “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës, ndërkohë që ky i fundit pas martesës ka marrë mbrapsht vajzën dhe nuk ka kthyer lekët.
Në kulturën lokale, thyerja e paktit të martesës cilësohet si një fyerje e rëndë e kodit të ngjerit dhe sipas traditës “lahet me gjak”
Vrasësi ka publikuar një video në Tik Tok fill pas kryerjes së krimit, për të vënë në vend përpara banorëve të fshatit nderin e familjes së tij.
“Nëse më dëmton mua, nëse dëmton familjen time unë ju vras të gjithëve”, dëgjohet të thotë në video autori.
Nga ana tjetër edhe familjarët e viktimës kërcënojnë me hakmarrje. Me postimet e tyre në rrjete sociale ata kërcënojnë familjen e autorit se do ta paguajnë rëndë.
“Zemra juaj do të digjet. Videot do vijne një nga një për ata që do vdesin. Në momentin që të dilni nga burgu do të varroseni pranë vajzave tuaja”, thonë ata në Tik Tok.

LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë