Rëmbeu kallashin dhe kërcënoi vëllanë e dajën, parandalohet krimi i rëndë në Tiranë
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mëngjesin e kësaj të marte në kryqytet.
Policia bën me dije se ka arrestuar 31-vjeçarin Iljaz Mecani, i cili ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri vëllanë e tij dhe dajën.
Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjetë një armë zjarri tip kallashnikov, një pistoletë si dhe municion luftarak.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe kanoste familjarët e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe”, për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë