Kanosi me armë familjarët e tij, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Afternoon”.
Shtetasi J.Xh u vu në pranga pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij me kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja ka ndodhur në “Misto Mame”, teksa operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, duke parandaluar një ngjarje kriminale në familje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat. Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë