“Duhet të përgatisim ushtarët”, Polonia: Konflikti mund të jetë në shkallë të gjerë

11 Korrik 2024 | 18:52

Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm. Kështu tha sot shefi i shtabit të forcave të saj të armatosura, ndërsa vendi rrit numrin e trupave në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Sot, ne duhet të përgatisim forcat tona për konflikt në shkallë të plotë, jo një konflikt të tipit asimetrik”, tha në një konferencë shtypi shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali  Kukula.

“Kjo na detyron të gjejmë një ekuilibër të mirë mes misionit kufitar dhe ruajtjes së intensitetit të stërvitjes në ushtri”, shtoi ai.

Numri i forcave të armatosura ishte rreth 190,000 në fund të vitit të kaluar, duke përfshirë forcat tokësore, ajrore, detare, speciale dhe forcat e mbrojtjes territoriale. Polonia planifikon ta rrisë këtë numër në 300,000 trupa brenda pak viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026