Duhet vullnet politik për të goditur krimin, thotë eksperti
Duhet vullnet politik për të goditur krimin. Ishte kjo deklarata e Ergys Muzhaqit, ekspert i sigurisë publike.
Ai kujtoi për “SOT” në Euronews Albania dy momente të rëndësishme për historinë e krimit në Shqipëri, periudha e 97-tës dhe post 97, ku shtoi dhe periudhën e anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave, para se të vijmë te qeveria Rama që sipas Muzhaqit është një moment i tretë dhe shumë i rëndësishëm.
Mirëpo, eksperti thotë se në periudhën e 97-tës dhe post 97 policia kishte vullnetin dhe aftësinë për të goditur një sërë bandash që sot janë ose në varr ose në burg.
Në qeverinë e Berishës Muzhaqi thotë se shqiptarët dolën nga harta e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kokainë dhe heroinë, pra pati përsëri vullnet politik.
“Unë mendoj që sot SPAK-u është për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar para një pozite që nuk ka qenë askush tjetër më parë, është në pozitat që të zbatohet ligji pavarësisht vullnetit politik,” – tha Muzhaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë