“Duket i kompleksuar dhe fals”, analistët komentojnë daljet e Ramës, Bashës dhe Veliajt
Neritan Sejamini duke komentuar daljen e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se ai është personi i fundit që mund të dilte dhe të shpallet fitoren, pasi duket qartë që PS e ka humbur Tiranën.
“Një gjë është e qartë që Tirana është humbur nga PS dhe është përgjegjësia e tij personale pasi jo vetëm ka qenë drejtues i bashkisë për 6 vite por ka qenë dhe drejtues politik i PS. Ai është humbës në qarkun e vet”, tha z. Sejamini.
Ndërsa për Denar Bibën dalja e Veliajt është më shumë një kundërpërgjigje për z. Basha që shpalli fitoren ndërsa vlerësoi qëndrimin e z. Rama.
Kurse Erla Mëhilli veccoi nga fjala e z. Veliaj deklaratën “t’i shtrijmë dorën dhe kundërshtarëve tanë për të filluar një proces të ri. Ftesë për një bashkëqeverisje e lexoj unë”.
Iris Luarasi tha se të dy daljet pas deklaratës së kryeministrit Rama duke iu referuar z. Basha dhe z. Veliaj tha se të dy flisnin për fitore të zgjedhjeve.
“Shpresoja se do ia kursenim këto deklaratë për fitore. Më vjen keq që nuk e mbajmë dot këtë standard që themi fitoi Shqipëria dhe durim 24 orë për rezultatin”, tha znj. Luarasi.
Nga ana e tij, Redi Shehu tha se Veliaj është investuar personalisht në Tiranë dhe tha se nga pritshmëria shihet se “i kompleksuar dhe entuziazëm fals”.
“Në ndryshim nga Rama, Veliaj më duket i kompleksuar. Rama besoj e ka ditur dhe ka pasur indicie për Tiranën dhe ka synuar që këtë ta kompensonin me Vlorë dhe Fierin”, tha Shehu.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm