Dule: U zhvendosa në Tiranë nga koalicioni, zgjedhja ime e parë ishte Vlora
Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në zgjedhjet e 25 prillit është pjesë e koalicionit të PD dhe kandidon në Qarkun e Tiranës. Edhe pse emri i tij është në një zonë të sigurt, z. Dule thotë se i intereson dhe vota preferenciale.
“Thirrja jonë është që vota të shkojë për koalicionin tonë dhe nga an tjetër që kanë kënaqësinë që besimin ta japin edhe në nivel personal janë të mirëpritur”, tha kreu i PBDNJ-së.
Ai thotë se zgjedhja e parë do të ishte kandidimi në Qarkun e Vlorës pasi në atë zonë ka zhvilluar betejat e tij politike, por pranoi të garonte në Tiranë për të mirë të koalicionit.
“Kandidimi në Tiranë nuk ishte zgjedhja ime e parë dhe natyrshëm që gjithsecili shpreh surprizën. Zgjedhja ime e parë do të ishte Vlora, sepse është qarku që kam dhënë betejat e mia elektorale. Nuk konsiderohem nga deputetët shtegtar, më pëlqen të jem i qëndrueshëm me elektoratin tim”, deklaroi ai.
“Por, kjo zhvendosje në Tiranë është rrjedhojë e bashkëpunimit të një numri të konsiderueshëm forcash politike me një mision të përbashkët dhe rrjedhimisht nuk ishte kritik parapëlqimi im persona dhe me vullnetin tim të plotë pranova aspektin e funksionalitetit të kandidaturës”, shtoi kreu i PBDNJ-së.
Partia e drejtuar nga z. Dule do të ketë në listën e PD, ku kandidatë në Qarkun e Vlorës dhe dy të tjerë në Korçë.
Ai tha se në Vlorë, votat e PBDNJ-së do të sjellin përmbysjen e raportit aktual në Vlorë, ndërsa në Tiranë do të kenë sfidën për të kompaktizuar elektoratin, gjë të cilën nuk e kanë bërë në zgjedhjet e kaluara.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës