Duma: Marrim 22-23 mandate në Tiranë, Haxhinasto: Tejkalojmë rezultatin e 2017-s

22 Mars 2021 | 14:51

Grida Duma, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe kandidate në Tiranë me numrin 8 në listat e votimit dhe Edmond Haxhinasto, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat në Tiranë, i cili në listat e votimit mban numrin 6, gjatë intervistës në “Ilva Now” në Euronews Albania u shprehën të bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Znj. Duma e pyetur se cili është objektivi i opozita nuk dha një përgjigje për rangun kombëtar por bëri një parashikim për rezultatin e Qarkut të Tiranës.

“Koalicioni opozitar do të arrijë në nivelin 22-23 mandate”, deklaroi anëtarja e kryesisë së PD-së.

Ndërsa Edmond Haxhinasto tha se rezultati i LSI do të jetë më i mirë se sa i në zgjedhjet e kaluara kur siguruan 19 mandate.

“Shumë më të larta se sa japin sondazhet. LSI do u surprizojë dhe do të dalë përtej mandateve që japin sondazhet. Më mirë se sa në 2017. Rezultati kombëtar ka rëndësi dhe do të jetë më i madh”, tha ai.

Të pyetur nëse do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve në rast humbjeje, znj. Duma tha se “do ta njohim se do të jetë fitore”, kurse z. Haxhinasto u shpreh se “nëse do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme do të njohim çdolloj rezultati”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021