Dumani largohet nga salla e gjyqit të Metës, diplomatët britanikë vizitë në SPAK

23 Tetor 2024 | 15:16

Në Gjykatën e Posaçme po vijon seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u largua nga seanca për shkak të një takimi të planifikuar, pasi prokuroria përfundoi paraqitjen e argumenteve të saj.

Ndërkohë që është radha e kreut të PL, Ilir Meta për të dhënë deklaratat e tij në gjykatë. Në sallë janë të pranishëm edhe prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, që përfaqësojnë akuzën në këtë çështje.

Pas largimit nga seanca, kreu i SPAK Altin Dumani pati një takim me përfqësues të ambasadës britanike në Prokurorinë e Posaçme.

Angazhimi i trupës diplomatike dhe takimet e mbajtura në SPAK pas arrestimit të ish-presidentit, tregon interesin e madh ndërkombëtar për procesin, në kuadër të mbështetjes së reformës në drejtësi.

Ilir Meta po hetohet për tri akuza të ngritura nga SPAK:

  • Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë – Meta dyshohet se ka përfituar përfitime të paligjshme gjatë kohës që ka mbajtur poste të larta publike, përmes korrupsionit pasiv, duke abuzuar me pushtetin e tij.
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale – Kjo akuzë lidhet me dyshimet se Meta ka përdorur dhe fshehur të ardhura të përfituara nga aktivitetet e paligjshme për të pastruar paratë, duke i dhënë atyre origjinë të ligjshme.
  • Fshehja e pasurisë – Meta akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e saktë të pasurive të tij dhe të burimeve financiare, duke fshehur një pjesë të tyre nga organet e drejtësisë dhe publiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026