“Dumani më ka nisur një letër”- Këlliçi: Nuk e di kush më kallëzuar
Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku tha se ka dorëzuar një dosje voluminoze në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Ai shtoi se deri më tani ka asnjë reagim në lidhje me kallëzimet që ka bërë ndërkohë ka shtuar që ka marrë një letër nga kreu i SPAK por nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.
“Nga SPAK nuk kam asnjë njoftim. Kam pritur që të njoftohesha të paktën për paditë që kam bërë, për të gjitha paditë që kam çuar. Kam përshtypjen se për momentin mund të jem politikani që ka dosjen më voluminoze që ka çuar në SPAK. Kam çuar në total deri në 1300 faqe deri tani për të gjitha aferat që kam denoncuar por ende nuk ka asnjë reagim. Kam marrë një letër nga Altin Dumani që për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor unë nuk e bëj publike dhe nuk do ta bëjë publike sepse më është kërkuar e tillë”- u shpreh ai.
Mes tjerash ai tha se është kallëzuar në SPAK, por nuk e di se kush e ka bërë kallëzimin.
“Zyrtarisht nga SPAK nuk kam asnjë informacion se jam kallëzuar. Por di joformalisht që jam i kallëzuar. Nuk e di se nga kush jam kallëzuar”-tha ai.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta