Durim Bajramaj: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, “këmbanë alarmi” për sistemin shtetëror
Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajramaj, në një komunikim për Euronews Albania, e ka cilësuar si “këmbanë alarmi” vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Sipas tij, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja përfaqëson një rënie të gjithë sistemit shtetëror dhe, në nderim të tij, Gjykata e Vlorës ka vendosur të pezullojë çështjet gjyqësore.
“Për shkak të ngjarjes së djeshme, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur pezullimin e çështjeve gjyqësore deri ditën e hënë, përveç masave të sigurisë dhe kërkesës së lehtësimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes,” tha Bajramaj.
Ai shprehu shqetësimin se, edhe pse në Gjykatën e Vlorës funksionojnë detektorët e metaleve, gjyqtarët, avokatët dhe prokurorët nuk ndihen të sigurt për jetën, sidomos pas ngjarjes së fundit ku gjyqtari Kalaja mbeti i vrarë brenda sallës së gjyqit.
Bajramaj theksoi se çështjet e pronave në Vlorë përbëjnë një problem më vete dhe se kjo gjykatë ka një fluks të madh dosjesh.
“Ka ende çështje pronash të vitit 2010 që trajtohen në këtë gjykatë dhe sistemi, ligjet bëjnë që dy palë të përfshira në konfliktin e pronave të kenë të drejtë ligjore. Ligjet në fuqi i fusin të gjitha palët në konflikt, gjë që prodhon më pas ngjarje të tilla,” u shpreh Bajramaj.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit