Durim Bami bashkëpunëtor i drejtësisë? Dervishi: Do zgjidhte ngjarje shumë të forta

12 Qershor 2024 | 21:19

Gazetari Ferdinand Dervishi tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Durim Bami, i cili u arrestua në Dubai do të ekstradohej në Shqipëri, drejtësia duhet të bëjë përpjekje për ta kthyer atë në të penduar.

Sipas Dervishit, Bami është një nga personazhet e krimit që do të zgjidhte shumë çështje të mëdha kriminale, pasi sipas gazetarit “ai di shumë”

“Durim Bami ka një jetë që është në aktivitet dhe nuk është prekur. Ai ka bërë një ndërprerje të vogël për incidentin Ilir Meta-Tom Doshi ku u dënua me dy vite dhe më pas është lënë i lirë. Po të shikosh këto personazhe të krimit, duhet parë koha që u lihet në veprimtari. Nëse janë gjatë në veprimtari, ata kanë arsye për t’u bërë dikushi.

Durim Bami është një personazh interesant, që  mendohet se ka qenë kreu i një grupi në Fushë Krujë që merrej me ekzekutime me pagesë. Mendohet se grupi i tij ka bërë disa ekzekutime të nivelit të lartë. Si del nga përgjimet, vërtetohet se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasje të ndryshme. Dikur më kanë pyetur nëse do doja të pendohej dikush nga bota e krimit dhe të fliste për SPAK, unë do veçoja Durim Bamin. Ai di shumë.

Mund të zbardhë ngjarje të rëndësishme shumë të forta që kanë ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit. Nëse ai do të vijë, shteti jonë duhet të investohet që ta bëjë të penduar do të zgjidhte shumë halle”,-tha Dervishi.

I pyetur nëse do mund të ekstradohet Durim Bami nga Dubai, gazetari tha se problemi është se nuk ka marrëveshje dypalëshe, veç marrëveshjes së Interpolit. Me këto marrëveshje sipas tij merret Ministria e Drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur pas mesnatës në fshatin Bërxullë, Vorë, ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula....
09:39 | 12/07/2026

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me...
08:10 | 12/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026