Durrës: Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vjedhje

22 Mars 2025 | 13:56

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Custom”, duke arrestuar Dritan Balla, i shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh automjetesh, banesash dhe shumash parash.

40 vjeçari Dritan Balla, akuzohet për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars në Durrës dhe Shijak. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka vjedhur dy automjete, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit, si dhe një shumë prej 10,000 dollarësh brenda një makine.

Gjithashtu, më 12 mars, në bashkëpunim me një tjetër person tashmë të arrestuar, ai ka vjedhur sende dhe orendi në një banesë.

Operacioni u realizua nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, pas lokalizimit të 40-vjeçarit në bazë të informacioneve të siguruara.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e procedurave ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026