Durrës, familjet e dy fëmijëve që humbën jetën në aksident hapin dyert e mortit

4 Maj 2026 | 10:02

Në lagjen 15 në Durrës, në rrugën “Ohri”, dy familjet e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik kanë hapur dyert e mortit, ku po presin të afërmit dhe miqtë për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy të miturve.

Në shtëpitë e familjeve kanë shkuar edhe shokët dhe shoqet e shkollës të dy fëmijëve, ndërsa ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet duke nisur prej orës 14:00.

K.N, 9 vjeç dhe E.M, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ndërsa i plagosur rëndë mbeti shoku i tyre 8-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Prindërit e 9-vjeçarit K.N. ndodheshin në Itali, pasi babai i tij po kurohej nga një sëmundje.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga ndërsa policia thotë se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, teksa drejtonte automjetin tip “Benz” me të cilin përplasi fëmijët.

Pas ndalimit nga policia, ai mësohet se është shprehur i tronditur, duke thënë: “Më vrisni, nuk meritoj të jetoj, dua të vras veten, jam i dehur, mora në qafë fëmijët.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026