Durrës, numri i lartë i vizitorëve nuk reflekton në ekonominë lokale
Edhe pse Durrësi ka mirepritur një numër të lartë turistësh këtë sezon veror, sërish impakti në ekonominë lokale mbetet I vogël. Kjo për faktin se shumica e turistëve nuk shpenzojnë më në bare, restorante, duke preferuar më shumë paketat turistike ‘all incluzive’.
Durrësi po përjeton një sezon me fluks të lartë vizitorësh, por ekonomia lokale nuk po reflekton të njëjtin entuziazëm. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, në vend kanë hyrë rreth 4.7 milion vizitorë, shifër ku përfshihen edhe udhëtarët e shpeshtë.
Megjithatë, në terren situata paraqitet ndryshe. Lokalet, marketet dhe dyqanet në qytet nuk po përjetojnë rritje të xhiros. Arsyeja, sipas ekspertëve, qëndron tek struktura e turizmit, paketat e mbyllura si “half board” apo “all inclusive” kufizojnë qarkullimin ekonomik jashtë hoteleve dhe resorteve.
“Ka prezencë të turistëve njësoj si viti i kaluar, por turistët e ardhur këtë vit nuk janë turistë elitar. Kjo sepse kryesisht paketat janë të mbyllura në fillim të vitit 2025, që përfshijnë half board ose full board, pra konsumojnë ushqimin në strukturat akomoduese. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ata nuk shpenzojnë më të blejnë në markete apo restorantet e qytetit. Subjektet nuk kanë një xhiro sikurse prisnin.”-tha Edlira Jakova.
Sipas saj, mungesa e një vizioni të qartë dhe investimeve në kulturë nga pushteti lokal kanë lënë qytetin jashtë hartës së turizmit elitar.
“Ne nuk kemi një hartë të mirëfilltë të qytetit apo guida të licensuar për të drejtuar turistët e huaj në pikat kyçe të qytetit, qofshin ato historike apo kulturore. Duhet një publicitet, një marketing dhe promovim në formën e duhur për turizmin që ne ofrojmë.”-vijon Jakova.
Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe strukturat akomoduese, që vërejnë mungesën e turistëve me kapacitet të lartë ekonomik, ndërkohë që turizmi masiv vazhdon të dominojë tregun.
“Durrësi frekuentohet nga një turizëm masiv dhe ekonomik. Ka shifra shumë të larta, por janë ato turistë që shpenzojnë më pak. Por shihet që në Durrës ka një mungesë të turizmit elitar. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në bizneset lokale të cilat janë restorantet, baret, të cilat po hasen me mungesën e turistëve që shpenzojnë. Sepse gjithë hotelet e Durrësit po ofrojnë paketat all inclusive, dhe turistët nuk dalin jashtë këtyre paketave.”-tha Blerim Norj, menaxher.
Sipas tij, balanca mes turizmit masiv dhe atij elitar është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
“Durrësi ka nevojë për të dyja llojet e turizmit. Duhet edhe turizmi masiv që krijon shifra dhe të ardhura në Shqipëri, por duhet edhe turizmi elitar. Do duhet pak kohë që Shqipëria të futet në një nga destinacionet turistike të preferuar dhe për të afruar turistin elitar.”-vijo Norja.
Turizmi masiv me paketa të plota dhe mungesa e turizmit elitar po e dëmtojnë bizneset në Durrës, ku numri i turisteve mbetet i lartë por pa ndikim në ekonominë lokale.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore