Durrës| Vidhte kabujt elektrikë duke lënë qytetin pa drita, arrestohet 35-vjeçari
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Amaraldo Vezi, 35 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Light”, për vjedhjen e kabujve elektrikë të ndriçimit rrugor në disa zona të qytetit.
Hetimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me qytetarët, çuan në identifikimin dhe arrestimin e Vezit, i cili dyshohet për një seri vjedhjesh që kanë shkaktuar ndërprerje të ndriçimit në segmente të ndryshme rrugore.
Sipas të dhënave zyrtare, vjedhjet janë kryer zona të ndryshme brenda juridiksionit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar të gjitha rastet në të cilat mund të jetë i përfshirë shtetasi në fjalë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit