Durrësi, porti i jahteve luksozë| Vetëm 1 jaht paguan 861.195 euro për 8 orë

22 Gusht 2023 | 16:00

Përveç numri të lartë të turistëve, Durrësi këtë verë është populluar dhe nga jahtet e shumta luksoze. Ankorimi i jahteve në Durrës sjell të ardhura shtesë për turizmin.

“Deri në datë 20 gusht kanë vizituar portin e Durrësit mbi 40 mega jahte. Sezoni në të cilin lëvizin jahtet fillon që në muajin prill dhe vazhdon deri në fund të tetorit, por në varësi të kohës edhe në ditët e para të nëntorit,” – u shpreh Taulant Allka, Kapiten i portit të Durrësit.

Pjesa kryesore e shpenzimeve për jahtet në Durrës lidhet me karburantin.

Që nga jahti luksoz i zv. Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour e deri tek ai i oligarkut Patokh Chodiev, disa kthehen në Shqipëri për të disatën herë e disa janë vizitorë për herë të parë.

“Për herë të parë ka qenë jahti A+ i sheikut, Mansour, pronarit të Manchester City-t. Ishte hera e parë që vizitoi Shqipërinë dhe ngelën shumë të kënaqur sepse u realizua çdo gjë në kohë rekord. Rreth 800 mijë litra naftë furnizim, ndërrim ekuipazhi, shërbime të ndryshme, furnizime me ushqime, janë realizuar në vetëm 8 orë. Autoriteti Portual i Durrësit ka krijuar një vendbazim të posaçëm për jahtet e vogla po flasim, që kanë rritur kohën e qëndrimit. Pra, nuk vijnë vetëm për të bërë furnizim apo një natë qëndrim, por kanë qëndruar dhe disa ditë,” – u shpreh Allka.

Përtej zërave, se vijnë vetëm për t’u furnizuar me karburant, faturat e shpenzimeve të tyre tregojnë mijëra euro shpenzime.

Trendi rritës i numrit të jahteve dhe velierave luksoze, pritet të vijojë deri në fillim të muajit tetor, duke qenë kështu dëshmi e një sezoni veror shumë të suksesshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026