“Dwamena njësoj si Eriksen”- Mjeku: Kishte një patologji të rrallë

11 Nëntor 2023 | 20:58

Mjeku sportiv Mel Ostreni është shprehur se futbollisti Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë në fushën e lojës në Rrogozhinë, ka pasur të njëjtën patologji si futbollisti Eriksen.

Komentet Ostreni i bëri përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Review” në EuroNews Albania, ku tha se disa shtete si Italia dhe Spanja nuk i lejojnë të luajnë ata që shfaqin këto simptoma.

Ai tha gjithashtu se nëse mban defibrilator, duhet të jesh shumë i kujdesshëm nga përplasjet e forta, pasi rrezikon që ky mekanizëm të dëmtohet.

“Kto vdekje klasifikohen si vdekje të papritura. Megjithë kontrollet dhe masat ekziston një mundësi edhe kur ke në trupin tënd të instaluar defibrilator. Patologjia që e shoqëronte është shumë e rrallë. Mund të jetë e trashëguar nga prindërit apo edhe më tej. Këto vdekje të papritura nuk ndodhin vetëm te sportistët.

Ajo që në rastin konkret është se në disa shtete legjislacioni për sportistët është shumë strikt, por ka edhe shtete që e pranojnë vënien e pismejkerit. Italia e Spanja që i kanë më rigoroze rregullat nuk i pranojnë. Kjo ndodhi me rastin e Eriksenit i cili ka pasur të njëjtën patologji si ky djaloshi nga Gana.

E vetmja zgjidhje ishte që ai të largohej nga Italia, siç bëri dhe shkoi në Angli. Përsa i përket Eriksetit ka një defibrillator automatik, që ka fije elektrike që lidhen me zemrën. Ky defibrilator zgjat nga 7-10 vite. Duhet të kesh shumë kujdes nga përplasjet e forta, pasi mund të dëmtohet edhe aparati.

Unë them se bëjnë mirë legjislacioni sportive në Itali dhe Spanjë që nuk i lejon këta. Nëse e kishte hequr pismejkerin, ai nuk mund të luante. Ai mund ta hiqte vetëm nëse nuk funksiononte mirë. Ai aparat kushton 16 mijë euro”, është shprehur mjeku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026