Dy bomba shpërthejnë stacionet e autobusëve në Jerusalem, 1 viktimë, 14 të plagosur

23 Nëntor 2022 | 10:18

Dy bomba shpërthyen pranë stacioneve të autobusëve në Jerusalem të mërkurën, duke vrarë një dhe duke plagosur të paktën 14 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një shpërthim ndodhi pranë një stacioni autobusi në skaj të qytetit.

Ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi në Ramot, një lagje në veri të qytetit.

Një person ndërroi jetë pas plagëve të marra në spital, tha policia.

“Ishte një shpërthim i çmendur. Ka dëme kudo këtu,” tha për Radion e Ushtrisë Izraelite Yosef Haim Gabay, një mjek që ishte në vendngjarje kur ndodhi shpërthimi.

“Pashë njerëz me plagë që rridhnin gjak në të gjithë vendin”- shtoi ai.

Ka pasur një rritje në javët e fundit në sulmet palestineze, shkruan Euronews.

Tensionet izraelito-palestineze janë të larta, pas disa muajsh të bastisjeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor të nxitur nga një valë sulmesh vdekjeprurëse kundër izraelitëve që vranë 19 njerëz.

Dhuna vjen gjithashtu ndërsa ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zhvillon bisedime për koalicionin pas zgjedhjeve kombëtare dhe ka të ngjarë të formojë atë që pritet të jetë qeveria më e djathtë e Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026