200 studentë në protestë, u kërkohet të largohen nga konviktet në Qytetin Studenti

23 Nëntor 2022 | 10:15

Drejtoria e Qytetit Studenti ka urdhëruar rreth 200 studentë të largohen deri në 30 nëntor nga disa konvikte, për shkak të restaurimit të godinave, pa iu siguruar një vend strehim tjetër.

Sot në orën 10:00, dhjetëra studentë të konvikteve nr.14 dhe nr.4 në Qytetin Studenti do të reagojnë per median.

Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla raporton se vetëm në godinat 4 dhe 14, janë 150 studentë, të cilët duhet të largohen.

Atyre u është thënë se do të akomodohen në godinat 22 dhe 23 të cilat janë të restauruara, por ende nuk janë hapur dhe kjo mund të ndodhë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Si një alternativë, studentëve u është lënë mundësia që të akomodohen në godinat ekzistuese, por kjo mund të shkaktojë vështirësi, pasi në një dhomë qëndrojnë të paktën 3 studentë.

Kostoja e ulët, është arsyeja se pse një pjesë e studentëve vendosen në konviktet e Qytetit Studenti. Ata paguajnë rreth 45-50 mijë lekë të vjetra në muaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026