Dy dekada pushtet të Erdoganit në Turqi
Bëhen të enjten 20 vjet nga fitorja e parë elektorale e AKP-së, ose Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e themeluar nga presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Duke siguruar mbi 34 për qind të votave, më 3 nëntor 2002, AKP u bë forca kryesore politike e Parlamentit turk, duke formuar një qeveri njëpolare.
Kryeministri i qeverisë së parë të AKP-së ishte fillimisht Abdullah Gul, që më pas do të bëhej ministër i Jashtëm dhe president i Republikës.
Edhe pse ishte kryetar i partisë, Erdogan nuk mundi të bëhej menjëherë kryetar qeverie për shkak të një dënimi që i ndalonte pjesëmarrjen në jetën politike.
Dënimi në fjalë ishte dhënë në vitin 1997, pasi Erdogan kishte recituar në publik një poezi që sipas gjykatës bënte thirrje për dhunë dhe urrejtje fetare.
I njëjti dënim i kushtoi atij edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, të cilin e ushtroi për 4 muaj.
Por pas disa reformash, Erdogan mundi të bëhej kryeministër në mars të 2003-shit dhe që atëherë ka qenë në krye të të gjitha qeverive të Turqisë, përveç periudhës 2014-2017, kur u zgjodh kryetar shteti nga një sistem ende parlamentar.
Ndërsa me referendumin e 2017-s, Turqia ka miratuar një sistem presidencial që i ka lejuar Erdogan të udhëheqë qeverinë si kryetar shteti.
Në 20 vjet, AKP ka mbetur partia më e votuar në Turqi, si në konteste kombëtare ashtu edhe lokale. Pak muaj më parë, Erdogan njoftoi se do të kandidojë për presidencën edhe në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara të mbahen në pranverën e vitit 2023.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve