Dy klauzolat me shifrat marramëndëse në rast largimi të Haland nga Siti

5 Korrik 2022 | 18:40

Erling Haland u transferua nga Borusia Dortmund te Mançester Sit në merkaton e kësaj vere, për shifrën e 60 milion eurove ku firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Megjithëse 20-vjeçari ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë në “Etihad”, Marca shkruan se skuadra angleze ka vendosur dy klauzola në rast se ai largohet.

Me përmbushjen e disa objektivave sportivë, Haland i krijohet mundësia që nëpërmjet pagesës së një shifre të caktuar të mund të mbyllë marrëveshjen e tij me Mançester Sitin.

Në fund të sezonit të tij të dytë si lojtar i Sitit, ai mund të largohet për shifrën e 200 milionë eurove të paguar në arkat e klubit.

Ndërsa, një vit më vonë, në verën e vitit 2025, ai mund të largohet nga klubi, nëse skuadra që e dëshiron do paguajë 175 milionë euro.

Haland vlerësohet si futbollisti i tretë më i kushtueshëm në botë, me kartonin e tij që vlen 152 milionë euro,  pas Kilian Mbapesë (219 milionë)  dhe Vinisius (185).

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid

Mesfushori i Koresë së Jugut, Lee Kang-In, ka rënë dakord të bashkohet me Atletico Madrid nga Paris Saint-Germain. Atletico tha se lojtari do të nënshkruante...
20:24 | 26/07/2026

U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili

Një nga yjet e Kupës së Botës ka një “shtëpi të re”. Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka nënshkruar një kontratë me Colo Colo,...
15:49 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026