Dy kushtet e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës
Diskutimet rreth paqes kanë qenë edhe një herë në fokusin e SHBA-së, e cila ka deklaruar se është e hapur për bisedime nëse Rusia tregohet e gatshme për t’i dhënë fund luftës.
Por çfarë kërkon Ukraina në mënyrë që të ulet të bisedojë me Rusinë?
Ministri i Jashtëm i vendit Dmytro Kuleba ka thënë se kanë dy kushte: Rusia të braktisë planet për pushtimin e Ukrainës dhe të tërheqë trupat e saj.
“Pra, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhen bërë dy gjëra opinioni në Kremlin duhet të ndryshohet dhe fuqitë si India mund të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj. Moska duhet të braktisë planet e saj të luftës dhe të nxisë paqen,” tha Kuleba, raporton Skynews.
Së dyti, Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës. Ai tha se këto do të ishin pikat fillestare që do të bënin të mundur fillimin e bisedimeve të paqes.
Disa të tjerë kanë sugjeruar që Ukraina duhet të dorëzohet në mënyrë që lufta të përfundojë. Megjithatë, Ukraina dhe aleatët e saj më të forte, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në e kanë kundërshtuar diçka të tillë, duke thënë se Rusia nuk mund të fitojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës